Lajmet e fundit

12:57 - Ka nisur takimi trepalësh Kosovë-BE-Serbi
Në Bruksel ka nisur takimi trepalësh mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësin Miroslav Lajçak.
Siç raporton “Tanjugu”, në delegacionin e Serbisë, përpos kryenegociatorit Petar Petkoviq, po marrin pjesë edhe një sërë ekspertësh.
Takimi ka nisur rreth orës 12:30 dhe në të, temë kryesore e diskutimit është rregullorja e BQK-së për valutat që lejohen në Kosovë për transaksione bankare. /Klankosova.tv
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte paraparë të niste në orën 10:30, nuk ka nisur ende.
Siç ka njoftuar media e pavarur serbe N1, ka ndodhur një ndryshim i formatit, dhe kështu dialogu do të nisë me një takim trilateral në mesditë.
Temë kryesore e këtij takimi mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, do të jetë çështja e përdorimit të dinarit në Kosovë.
Ky është takimi i gjashtë për këtë temë. /Klankosova.tv