Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, ka njoftuar që do t’i shtyjë koncertet në Pragë dhe Milan për shkak të problemeve me vokalin.
Amerikani i cili është aktualisht në turne në Evropë, së fundmi shtyu edhe koncertin në Marseille, duke përmenduar që “ia ka rekomanduar mjeku për shkak të problemeve me zërin”.
Ndërsa, tani ai ka bërë të ditur në mediat sociale që do të vijë me një calendar të ri për koncertet e tij në dy qytetet e mëdha evropiane.
Sidoqoftë, ai ka njoftuar se procesi i rikuperimit është duke shkuar mirë dhe se do ta rinisë turneun evropian më 12 qershor në Madrid.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.