Lajmet e fundit

Shitjet nuk kanë përfunduar në Inter, pasi raportohet se Marcelo Brozovic ose Ivan Perisic janë gjithashtu në tregun e transferimeve.
Achraf Hakimi u transferua në PSG dhe Romelu Lukaku bëri testet mjekësore të Chelsea sot në Milano përpara transferimit prej 115 milionë eurosh në Stamford Bridge, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa kishte zëra për propozime prej 70 milionë euro për Lautaro Martinez nga Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur, si dhe interesim i Arsenalit, duket se Interi është ngurrues për të lejuar që edhe sulmuesi tjetër i tyre të largohet.
Kjo nuk do të thotë që pjesa tjetër e skuadrës është e sigurt, pasi TeleLombardia raporton këtë mbrëmje se të paktën njëri nga Brozovic dhe Perisic gjithashtu do të largohet nga San Siro këtë verë.
Dy kroatët janë nën kontratë vetëm deri në qershor 2022 dhe negociatat për një rinovim duket se janë largë.
Kështu që në vend që t'i humbasin ata me zero vitin e ardhshëm, atyre u është thënë të gjejnë klube të tjera.