Lajmet e fundit

Brooke Shields ka nënshkruar për të punuar përsëri me Calvin Klein 37 vjet pasi reklama e saj ikonike me xhinse ishte bërë senzacion.
Aktorja 52-vjeçare e cila fillimisht ishte pjesë e reklamave për këtë markë kur ishte adoleshente, po përgatitet për një fushatë tjetër reklamuese për gjigantin e modës, transmeton Klan Kosova.
CEO i Calvin Klein, Steve Shiffman e zbuloi këtë në një ngjarje kur tha se "ne do të punojmë së shpejti me Brooke".
Shields u shfaq në reklamën e saj të parë për xhinse të Calvin Klein në vitin 1980, në moshën 15 vjeçare, kur ajo tha fjalinë që mbeti gjatë në memorien e secilit "Çfarë ka midis meje dhe Kalvinëve (Calvins) të mi? Asgjë ".
Reklama u bë një nga reklamat më ikonike të modës të të gjitha kohërave.