Lajmet e fundit

Britney Spears dëshiron që dasma e saj të jetë perfekte, dhe kjo do të thotë se anëtarët e familjes së saj nuk do të jenë të pranishëm.
40 vjeçarja nuk e ka në plan të ftojë asnjë nga familja e saj, duke përfshirë babanë Jamie dhe nënën Lynne, tha një burim për Us Weekly, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse prindërit dhe vëllezërit e saj janë gjithashtu jashtë listës së të ftuarve, këngëtarja ka ende kohë të ndryshojë mendjen para ditës së madhe me të fejuarin Sam Asghari.
“Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë vërtet jetën e saj”, ka thënë burimi. “Ata tashmë kanë filluar të planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që më në fund merr këto vendime”.
Nuk dihet nëse ajo do të organizojë dasmë të madhe apo një ceremonie modeste, por për momentin do të jetë pa familje.
“Për momentin, asnjë nga familja e saj nuk do të jetë i ftuar në dasmë”, shtoi burimi.