Ta zgjedhësh veshjen perfekte nuk është asnjëherë e lehtë. Thjesht pyeteni Britney Spears.
Në një video që e ka postuar në Instagram, ylli i muzikës pop e ka bërë një ‘sfilatë mode’ për 22.2 milionë ndjekësit e saj duke e ndryshuar veshjen e saj hiç më pak se pesë herë.
“Ndonjëherë kam më shumë se një veshje të ditës”, ka shkruar këngëtarja poshtë videos.
37 vjeçarja Spears e fillon me një fustan të bardhë të shkurtër dhe me një krah që e kishte kombinuar me një palë take ngjyrë kafe.
Më pas, ajo duket shumë seksi me një minfund të kuq dhe bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë dhe me dantellë të kombinuar me një kapele verore.
Këngëtarja më pas kishte veshur një fustan të ngushtë nga lëkura me ngjyrë blu për të vazhduar më pas me fustan të verdhë me dekolte shumë të hapur.
Në fund, ajo ka veshur një palë xhinse të shkurta me një bluzë të kuqe shumë të shkurtër të kombinuara shumë bukur me një kapele nga kashta.
https://www.instagram.com/p/BzT2JDRg45d/
I dashuri i Britney Spears, Sam Asghari, duket se e ka shijuar këtë mini shfaqje të modës pasi ka komentuar poshtë videos duke i thënë se ajo dukej shumë bukur.
Duket se këngëtarja ka zgjedhur që në Instagram ta shfaqë edhe dashurinë e saj për modën.
Së fundmi, ajo ka postuar një fotografi ku shihet se ka rikrijuar veshjen e saj ikonike të videoklipit të këngë së saj hit të vitit 1999 “…Baby One More Time”.
https://www.instagram.com/p/BzO1G3uAaPQ/
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.