Britney Spears e ka përshkruar përfundimin e një marrëveshjeje ligjore që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për 13 vjet si ‘ditën më të mirë ndonjëherë’.
“Mendoj se do të qaj”, i tha ajo 35 milionë ndjekësve të saj në Instagram, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Një gjykatës në Los Angelos të premten i dha fund konservatorit të krijuar nga babai i këngëtares 39-vjeçare në vitin 2008 me efekt të menjëhershëm.
Fansat ishin mbledhur jashtë gjykatës për të mbështetur Spears, e cila e kishte përshkruar kujdestarinë si abuzive.
Babai i saj Jamie më herët tha se ishte "e nevojshme", por ra dakord se ishte koha që ajo "të rimarrë kontrollin e jetës së saj".
“Jeta e saj ishte në rrëmujë dhe ajo ishte në shqetësim fizik, emocional, mendor dhe financiar”, thanë avokatët që përfaqësonin Jamie Spears në dosjet e mëparshme gjyqësore.
Konservatori kishte fuqi mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, plus çështje të mëdha personale, të tilla si vizitat me djemtë e saj adoleshentë dhe nëse ajo mund të rimartohej.
Të premten, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Angelos, Brenda Penny, vendosi në favor të kërkesës së këngëtares për t'i dhënë fund, e cila nuk u kundërshtua nga asnjë nga palët e përfshira, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.