Lajmet e fundit

Britney Spears e ka lënduar aq keq nyjen e këmbës së saj gjatë përformancës së të mërkurës mbrëma në Las Vegas, sa ishte detyruar t’i anulojë dy koncerte të tjera. Paraqitjet e planifikuara të mbahen këtë të premte dhe të shtune, do të ri-planifikohen, pasi mjekët e kanë këshilluar që në vend të performimit të pushojë, në mënyrë që nyja e këmbës së saj të shërohet. Pra, tani si duket Britney nuk ka plane për të shtunën mbrëma.