Lajmet e fundit

Britney Spears ka bërë të ditur se ajo ishte shumë pranë vdekjes në fund të muajit paraprak kur ajo ishte futur për të notuar në deti.
Këngëtarja ishte në pushime në Hawaii derisa ajo ka zbuluar se derisa po notonte është tërhequr me shpejtësi nga valë të mëdha, gjë që kanë bërë që këngëtarja të luftojë me jetën.
“Unë e pashë valën, por mendova se është e këndshme të lahesh në detin me valë, mendoja se ishte diçka freskuese dhe e bukur. Nuk e besova se valët ishin aq të fuqishme, unë mbeta në një “luftë” me valë për diku rreth pesë minuta, për pak u mbyta. Nëse më pyesni se ku ishte sigurimi në këtë kohë, atëherë ju them se ata më lanë që gati të mbytesha”, ka thënë Spears derisa ka ndarë me publikun këtë eksperiencë të hidhur, transmeton Klan Kosova.
Përpos kësaj, këngëtarja në një intervistë ka dhënë edhe disa këshilla për të rinjtë.
“Mos u martoni, kjo është këshilla më e mirë që mund të ja japë edhe vetes”, ka thënë ajo.
Këngëtarja ishte e martuar me Jason Alexander për 55 orë, më pas kishte një romancë tre vjeçare me bashkëshortin e saj të radhës Kevin Federline.

