Lajmet e fundit

Këngëtarja Britney Spears duket se e ka kthyer dhimbjen e saj në forcë, pas ndarjes me të dashurin Charlie Ebersol.
Sipas disa burimeve të “Us Weekly”, Britney Spears dhe ish i dashuri i saj, Charlie, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 8-muajsh.
33-vjecarja ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me djalin e saj, Jayden James.
Në foton që ajo postoi, Spears duket e lumtur teksa shihet e buzëqeshur bashkë me djalin e saj 8 vjeçar, transmeton Klan Kosova.
Përmes disa postimeve të tjera, këngëtarja ka treguar se po kalon një kohë të bukur në Malibu.