Lajmet e fundit

Ajo ishte e mrekullueshme në performancën e saj ditë më parë në Londër.
E Briteny Spears është më e lumtur tani se sa që ishte në të 20’tat e saj.
Këngëtarja 34 vjeçare, ka përshkruar vitet rreth moshës 20 vjeçare si të tmerrshme, duke treguar për frikën që ka tani që fëmijët e saj janë adoleshent.
Ndërsa për albumin e saj të ri Glory, Britney tha që ishte mjaft e shqetësuar dhe se kishte punuar rreth dy vite e gjysmë për ta realizuar.
Spears në vitin 2004 u martua në Las Vegas dhe u nda pas 55 orëve.
Në vitin 2006 u martua me valltarin Kevin Federline nga i cili u nda pas dy vitesh kur edhe ndodhi incidenti, ku rroi flokët dhe sulmoi një paparazzi me ombrellë.
Pas kësaj ajo qëndroi në një klinikë rehabilituese për pak kohë.
