Lajmet e fundit

Britney Spears është rikthyer në Twitter pas thashethemeve të shpërndara gjatë ditës së djeshme kinse ajo kishte vdekur.
Këngëtarja 35 vjeçare është fatmirësisht gjallë dhe mirë, siç edhe e ka konfirmuar zëdhënësi i saj. Tani, ajo përmes Twitterit ka bërë një cicërimë me humor, për fansat e saj, transmeton Klan Kosova.
Britney ka ndarë një kolazh me katër fotografi të saj me anë të të cilave e ka bërë fjalën “Love”.