Lajmet e fundit

Thuhet se Britney Spears ka një këngë të gatshme të titulluar “Make Me (Oooh)”, dhe ajo do të dalë brenda pesë javëve të ardhshme, transmeton Klan Kosova.
“Koncepti për videon është gati”, tha një burim për Las Vegas sun.
“Kënga dhe klipi do t’i bëjë zemrat e fansave të rrahin fort, sepse kjo është krejtësisht e ndryshme dhe disi e papritur”.
Gjithashtu albumi i nëntë i këngëtares është vendosur të dalë në muajin qershor, sipas të njëjtit burim.