Lajmet e fundit

Familjarët e britanikës që i’u është bashkuar shtetit islamik, janë shokuar nga një poemë që ajo ka shkruar duke i lartësuar masakrat në Tunizi, Kuvajt dhe Francë.
Aqsa Mahmood, kishte ikur nga shëtpia e saj në Glasgow në nëntor të vitit 2013, për t’u martuar me një militant, transmeton Klan Kosova.
Ajo që një kohë të gjatë poston mesazhe radikaliste nën pseudonimin Umm Layth, e një ndër ta është edhe thirrja për të kopjuar sulmin e Lee Rigby dhe bombardimet në Boston.
Në postimin e saj të fundit, 20 vjeçarja kishte shkruar se sa është gëzuar nga sulmi i të premtës, dhe që kjo ditë do të jetë një ditë që duhet të hyjë në histori.
“Në 3 vende të ndryshme ka lindur një familje".
"Emri i saj është ndryshim, liri dhe hakmarrje”.
“Kuvajti, Franca dhe Tunizia janë vendet ku ata banojnë”.
“Aty ata kanë lënë një shenjë që gjithmonë do të mbahet mend”, shkruan Mahmood.
Menjëherë pas këtij shkrimi kanë reagur familja e 20 vjeçares, duke e dënuar këtë.
Në një deklaratë të lëshuar nga avokati i tyre thuhet: “Familja e Agsa Mahmood, janë të zemëruar për këtë shkrim dhe për masakrat që ISIS kanë bërë gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit.
“Përderisa vjaza e tyre i’a ka shkatërruar lumturinë e familjës, ata ndihen shumë keq se ajo po gëzohet e po feston për dhembjen e familjeve tjera”, është shprehur avokati.