Lajmet e fundit

Një grua është filmuar teksa fyen një grua myslimane në një autobus në Londër.
Ajo e quan guan e veshur me rroba myslimane si një “e përdalë e ISIS-it”, transmeton Klan Kosova.
“Mua nuk më pëlqejnë njerzit si tij, sepse ju jeni shumë të pasjellshëm”.
“Ju vini në Angli dhe nuk keni sjellje të mira”.
“Shko e kthehu tek vendi yt i pështirë ku ka bombardime çdo ditë”.
“Mos ejani në këtë shtet sepse ne jemi të lirë”.
“Fol në gjuhën tënde, i grua e përdalë e ISIS-it”, bërtet gruaja në autobus.
Më vonë shihet se si shoferi e ndalë autobusin dhe i lutë pasagjerët që të relaksohen.
Mirëpo kjo gjë nuk e qetëson situatën.
Më poshtë mund ta shikoni reagimin e kësaj gruaje britanike ndaj një gruaje tjetër që i përket fesë myslimane.