Lajmet e fundit

Sipas një ankete në Britani, një në pesë të martuar britanik kanë një lidhje jashtëmartesore.
Sipas një ankete nga YouGov, ku kanë qenë 1660 të anketuar, prej tyre 20 përqind meshkuj e 19 përqind femra kanë pranuar që kanë pasur aferë jashtëmartesore.
Pothuajse të gjithë të anketuarit kanë pranuar që së paku njëherë kanë menduar që të kenë një lidhje të dyfishtë romantike, transmeton Klan Kosova.
Kurse 45 përqind janë shprehur, që kanë pasur mundësi të tradhëtojnë, por nuk e kanë bërë.
Kjo anketë tregoi që gjysma e atyre që i kanë tradhëtuar partnerët e tyre, e kanë përsëritur tradhëtinë më shumë se njëherë.