Lajmet e fundit

Numri i të mbijetuarve nga kanceri në Angli, është shumë më i vogël se sa prej vendeve të tjera me të njejtin sistem shëndetësor.
Studimi i publikuar në “British Journal of Cancer”, ka hulumtuar trendet e mbijetesës nga kanceri në këto 15 vjetët e fundit, mes të Anglisë dhe pesë vendeve të tjera .
Hulumtuesit, kanë krahasuar rastet që kanë fituar kundër kancerit të zorrës së trashë, gjirit, mushkërive me të dhënat nga Australia, Kanadaja, Danimarka dhe Suedia, transmeton Klan Kosova.
Në krahasim me këto pesë vendet, në Angli numri i të shpëtuarve nga kanceri është më i ulëti.
Ata sugjerojnë se ndoshta ky numër i vogël ka të bëjë me diagnostifikimin e vonshëm, dhe investim më i ultë në sistemin e shëndetësisë.
Në të vetmën lloj të kancerit, prej të cilët mbijetuan më shumë anglez në krahasim me shtetasit e tjërë, është kanceri i gjirit.
Profesori Gordon McVie, është shprehur se diagonistifikimi i hershëm është çelsi i kësaj sëmundje.
“Ka ende shumë persona në Britani të Madhe që mendojnë që kanceri është fatal, dhe kanë frikë që të shkojnë te mjeku”.
“Ne duhet që t’i tregojmë njerëzve që sa më heret që diangostifikehesh aq më e lartë është mundësia për t’u shëruar”, është shprehur McVie.