Lajmet e fundit
Me miliona njerëz qysh nga ora 07:00 e mëngjesit kanë votuar në zgjedhjet që po mbahen në Mbretërinë e Bashkuar.

Miliona njerëz po votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në Mbretërinë e Bashkuar.
Qysh në orën 07: 00 të mëngjesit janë hapur kutitë e votimit në rreth 50 mijë qendra .
Liderët britanikë kanë zhvilluar të mërkurën ditën e fundit të fushatës.
Kryeministri David Cameron ka thënë se vendi është më i fuqishëm se pesë vjet më parë dhe ka shprehur bindjen se Konservatorët do t’i fitojnë zgjedhjet e së sotme.
Rivale kryesore e Konservatorëve të Cameronit në këto votime është Partia Laburiste në krye me Ed Miliband.