08.06.2017 · përditësuar para 3342 dite1 min lexim
Qendrat e votimit janë hapur në mënyrë që qytetarët të hedhin votën e tyre në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar.
Më shume se 40,000 qendra votimi u hapën në orën 07:00 të mëngjesit anembanë vendit, derisa numërimi i votave do të fillojë pasi votimi të mbarojë në orën 22:00.
Rreth 46.9 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar, numër ky që është rritur pas zgjedhjeve të fundit në vitin 2015 ku ishin 46.4 milionë votues të regjistruar, transmeton Klan Kosova.
Një pjesë e rezultatit të këtyre zgjedhjeve pritet të dalin rreth mesnatës derisa rezultatet finale do të dalin të premten pasdite.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.