Lajmet e fundit

Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe i ka hedhur poshtë pretendimet ruse se forcat e Vladimir Putinit po bëjnë përpjekje për të shmangur viktimat civile.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se stoku i municioneve ruse është harxhuar shumë.
“Kjo ka detyruar përdorimin e municioneve që janë në dispozicion dhe janë të vjetra, por janë më pak të besueshme dhe më pak të sakta", thuhet në njoftim.
Tutje, është thënë se lufta ka treguar se Rusia ka mangësi në kryerjen e sulmeve me saktësi, shkruan Skynews, transmeton KlanKosova.tv.