Lajmet e fundit
Mediat britanike raportojnë se zyratrët e lartë të sigurisë së vendit do të takohen të shtunën për të shqyrtuar implikimet e sulmeve në Paris, teksa shërbimet e sigurisë u kanë ofruar ndihmë homologëve francezë.

Një takim urgjent i zyrtarëve të lartë të Britanisë së Madhe pritet të mbahet në Whitehall të shtunën, teksa Britania shqyrton implikimet e mundshme të sulmeve në Paris, njofton Klan Kosova.
Shërbimet e inteligjencës britanike kanë reaguar menjëherë të premten për t’u ofruar miqve francezë ndihmë. Ambasada britanike në Paris është vënë në “gjendje alarmi”.
Mësohet se zyrtarët vështirë se do të ngrisin nivelin e sigurisë në Britani të Madhe, që për momentin është në të dytën shkallë më të lartë.
Shkalla më e lartë vendoset vetëm nëse shërbimet e sigurisë kanë informata për një sulm të mundshëm në Britani.
Nivelet e rrezikut në Britani të Madhe caktohen nga Qendra Analitike e Përbashkët për Anti-Terror dhe departamentet e MI5.