Lajmet e fundit

Anglia po rekruton emigrantët si mjekë në spitalet e vendit.
Falë një skeme që i kushtoi 15 milionë funta Shërbimit Shëndetësor Publik, 50 mjekë ndërkombëtarë tani janë punonjës të Kujdesit Intensiv në Spitalin Mbretëror të Londrës.
Njëri nga ta është Mohammad Saoud i cili u trajnua si mjek në Siri para se të vinte në Mbretërinë e Bashkuar.
Ahlam Mutahar Muthanna që u trajnua për mjeke në Jemen thotë se kjo skemë e ndihmoi ta vazhdonte ëndrrën e saj si mjeke.
Këta u sollën për të ndihmuar në luftimin e pandemisë, në kulmin e valës së dytë të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Projekti po ndihmon të huajt e diplomuar në mjekësi që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar edhe për të kaluar provimet e nevojshme që të regjistrohen në Këshillin e Përgjithshëm Mjekësor. Ka më shumë se 1000 refugjatë që nëpërmjet skemës janë dërguar nëpër spitale në të gjithë Anglinë.
Kronikë nga Agnesa Sahiti