Lajmet e fundit

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell dhe Feride Rushiti, Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës, sot kanë nënshkruar kontratën për grantin në mbështetje të aktivitetit “Mendoj për ty”.
“Dhuna seksuale është akt i tmerrshëm çnjerëzor. Përdorimi i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ka lënë mijëra viktima pa mbështetje apo qasje në drejtësi. Është nder të mbështesim këtë fushatë, e cila thekson përvojën e viktimave dhe kërkesën e tyre për drejtësi dhe pranim në shoqëri” ka thënë diplomati britanik,
Aktiviteti “Mendoj për Ty” do të mbahet më 12 qershor në Prishtinë. Ky manifestim i artistes Alketa Xhafa është pjesë e fushatës së organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.