Lajmet e fundit

Vendvotimet janë hapur për një referendum historik, për qëndrimin apo largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Rreth 46,499,537 persona pritet që të marrin pjesë në votime – numër rekord ky në Britani.
Vendvotimet janë hapur në 07:00 dhe do të mbyllen në 22:00.
Ky është referendumi i katërt në historinë e Britanisë.