Lajmet e fundit

Britania e Madhe i ka raportuar së paku 41 mijë e 385 raste me koronavirus të hënën, duke e thyer rekordin e vet që kur ka filluar pandemia e këtij virusi.
Anash tyre, janë shënuar 357 të vdekur nga COVID-19, teksa një mutacon i koronavirusit ka shtyrë këtë shtet që të mbyllet përsëri si dhe të vendosë kufizime në udhëtime.
Numri kaq i madh i infektimve besohet të jetë për arsye të mos raportimit disa ditor të rasteve shkaku i festës së Krishtlindjes.
Ndërkaq, varianti i virusit thuhet se përhapet shumë më shpejtë se ai i pari, ndonëse është raportuar se sëmundshmërinë e ka të intensitetit të njëjtë me paraprakun.