Lajmet e fundit

Qeveria e Britanisë së Madhe i ka shpallur sanksionet e saj të para ndaj dy politikanëve të Bosnje dhe Hercegovinës.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë sanksionuar Milorad Dodik dhe Zeljka Cvijanoviq, kjo pasi sipas Mbretërisë së Bashkuar ata e kanë minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e shtetit.
"MB beson se dyshja po minon qëllimisht paqen e fituar me vështirësi në Bosnje dhe Hercegovinë", thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.