Lajmet e fundit

Kryeministri britanik, David Cameron, ka në plan që të njoftojë për dërgimin më të madh ndonjëherë të mbeturinave bërthamore nga Britania e Madhe deri në ShBA.
Në këmbim ShBA do të dërgojë një lloj të uraniumit në Evropë që do të ndihmojë të diagnostifikohet kanceri, transmeton Klan Kosova.
Qëllimi i Cameron është që të tregohet se është e mundur që të mendohet ndryshe për shkatërrimin e mbeturinave bërthamore.
Cameron do të udhëtojë më vonë për në ShBA për të njoftuar për marrëveshjen në një samit mbi sigurinë bërthamore civile në Washington.