Lajmet e fundit

Britani do ta zhvillojë referendumin për të ardhmen e saj, raporton gazeta "The Independent on Sunday”.
Njoftimi për mbajtjen e referendumit, që thuhet se do të zhvillohet qershorin e ardhshëm, do të njoftohet nga kryeministri Cameron gjatë konferencës vjetore të partisë së tij konservatore në muajin tetor.
Kandidati laburist, që mendohet se mund të fitojë për kreun e partisë Laburiste, ka shkaktuar reagime të forta nga reformatorët dhe përkrahësit e ish-kryeministrit Tony Blair.
Ndërkohë, 66-vjeçari Jeremy Corbyn, që kryeson në sondazhet e opinionit si njeriu më i mundshëm për të qenë udhëheqësi i opozitës, njihet si një nga politikanët laburistë britanikë, që ka qenë kundër sulmeve ajrore të NATO-s në ish-Jugosllavi, në kohën e luftës në Kosovë.