Britania e Madhe ka njoftuar se do ta tërheqë stafin nga ambasada e saj në Teheran, për shkak të situatës së sigurisë.
Zyra e Jashtme e Britanisë tha se kanë marrë masa paraprake për ta tërhequr përkohësisht stafin e tyre nga Irani.
"Ambasada jonë vazhdon të funksionojë nga distanca", thuhet në njoftimin e Zyrës së Jashtme, shkruan BBc, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë javës, Britania e Madhe njoftoi se po tërhiqte përkohësisht anëtarët e familjes së stafit të saj në ambasadë dhe konsullatë në Izrael për arsye sigurie.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.