Lajmet e fundit

Liderët e partive në Britani të Madhe kanë dalë herët që të japin votën e tyre në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen.
Liderja e partisë kombëtare të Skocisë, Nikolla Starxhon ka votuar në Glasgow. Edhe pse ajo nuk ishte e nominuar, partia e saj mund të fitojë ulëse në parlament.
Në Britaninë e Madhe sot në orën 7 sipas kohës lokale (në orën 8 me orë të Evropës Qendrore), janë hapur 50 mijë vendvotime ndërsa do të mbyllen në orën 22:00 me kohën lokale (në orën 23 me orë të Evropës Qendrore).