Lajmet e fundit

Kur jemi tek dhuratat e krishtlindjeve!
Bristol Palin ka zbuluar në Instagram se ajo e solli në jetë fëmijën e saj të dytë, vajzën e quajtur Sailor Grace.
E bija 25 vjeçare e ish kandidates për presidente dhe zëvendes guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin, njoftoi për shtatzëninë e saj pasi e prishi fejesën me ish të fejuarin Dakota Meyer në muajin maj.
Edhe pse Bristol asnjëherë nuk e ka konfirmuar që ai ishte babai, Dakota e postoi fotografinë e të sapolindurës në Twitter, dhe ka shkruar: “Dhurata më e mirë e Krishtlindjeve!! Nuk mund të isha më shumë krenar për këtë bekim të vogël”.
Sailor tani i është bashkangjitur të vëllait gjashtë vjeçar Tripp Johnson, të cilin Bristol e solli në jetë me ish të fejuarin Levi Johnson.