Lajmet e fundit

Brian Austin Green sapo e konfirmoi me shkrim se ai kërkon mbështetje financiare nga ajo që së shpejti do të bëhet ish gruaja e tij, Megan Fox.
Në dokumente të paraqitura të martën, Green e ka plotësuar rubrikën për mbështetje nga partneri, lëvizje kjo e pritur të ndodhte.
Sipas TMZ-së, Green ka punuar shumë pak që nga dhjetori i kaluar, kur ai dhe Megan u përfshinë në një aksident me veturë. Megan nuk ishte lënduar, por Brian tani ballafaqohet me një gjendje shëndetësore serioze, e cila ka ndikuar në pamundësinë e tij për të punuar, transmeton Klan Kosova.
Megan ende punon me filma të mëdhenj dhe ka të ardhura të qëndrueshme.
Ashtu siç kemi raportuar edhe më herët, ndarja e tyre është shumë miqësore, aq sa Brian dhe Megan jetojnë ende në të njëjtin kulm dhe po kujdesen bashkërisht për djemtë e tyre.