Lajmet e fundit

Deputetët britanikë kanë kundërshtuar përsëri thirrjet e Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme, në kohën kur nis pezullimi pesë-javor i Parlamentit.
Në përgjithësi, 293 deputetë votuan pro mocionit të kryeministrit për një votim të parakohshëm, shumë më pak se numri i nevojshëm.
Më parë, deputetët e opozitës konfirmuan se nuk do të mbështesin votimin në tetor, duke këmbëngulur se një ligj që bllokon Brexit pa marrëveshje duhet të zbatohet së pari.
Parlamenti u pezullua zyrtarisht mëngjesin e së martës dhe do të rihapet përsëri më 14 tetor, transmet.