Lajmet e fundit

Me performancë tradicionale eurodeputetët britanikë e kanë lënë Brukselin për të mos u kthyer më në Parlamentin Evropian.
Ata me shumë entuziazëm po festojnë ditën e fundit të tyre si pjesë e BE.
Pavarësimi i Mbretërisë së Bashkuar nga Evropa, për ata është një nisje e cila u prit gjatë nga 17.5 milion britanik.
Por këto emocione gëzimi nuk po i përjetojnë edhe shumë bashkëvendës të tyre. Ata kanë dyshime se ky veprim do të ndikoje për të mirë në Britani.
Gjendjen e ndarë të kombit për Brexit e pasqyruan edhe gazetat më të njohur britanike.
Daily Mail e quajti "Një Agim i ri për Britaninë", ndërsa titulli i Guardian ishte "Ishulli i Vogël" që i drejtohej statusit të Mbretërisë së Bashkuar në botë.
Pas 47 vjetësh si anëtar i Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga blloku në orën 23 të mbrëmjes.
Por ndryshimet nuk do të vërehen pasi vendi do të nis periudhën 11 mujore te tranzicionit.
Kronikë e gazetares Iliri Pireva.