Lajmet e fundit

Deputetët britanikë kanë mbështetur planin e kryeministrit Boris Johnson që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 janar.
Ata votuan me 358 vota për dhe 234 kundër Marrëveshjes së Tërheqjes.
Kjo marrëveshje e cila do të shkojë për miratim në Dhomën e Lordëve.ia ndalon Qeverisë të zgjasë përtej vitit 2020 periudhën e tranzicionit, ku Britania është jashtë BE-së.
Më parë, Boris Johnson argumentoi se kjo do të lejojë Mbretërinë e Bashkuar "të ecë përpara".
Udhëheqësi i Laburistëve, Jeremy Corbyn iu tha deputetëve të tij që të votonin kundër ujdisë duke thënë se kishte "një mënyrë më të mirë dhe më të drejtë" për t'u larguar nga BE-ja.