Lajmet e fundit

Janë bërë publike formacionet zyrtare të skuadrave franceze që ndeshen sot në kuadër të 1/8-ës së finales në UEFA Champions League.
Si Brest, ashtu edhe PSG, për ballafaqimin e orës 18:45, janë rreshtuar 4-3-3.
Vendasit startojnë me Bizot në portë, teksa katërshja e mbrojtjes ndërtohet me Lala, Chardonnet, Coulibaly, Haidara, njofton Klankosova.tv.
Në mesfushë pozicionohen Camara, Lees-Melou e Magnetti, kurse sulmi përbëhet nga Faivre, Sima e Ajorque.
Nga ana tjetër, kampioni i Francës starton me Donnaruman në portë, Mendes, Marquinhos, Pacho eHakimi e përbëjnë repartin e mbrojtjes, karshi treshes Neves, Vitinha e Ruiz në mesfushë. PSG Sulmon me Barcolan, Doue dhe Dembele.
Para këtij dueli të Ligës së Kampionëve, në stadiumin e njejtë "Francis-Le Blé", këto dy skuadra u ballafaquan në fundjavë, në kuadër të kampionatit francez.
Parisienët triumfuan 2-4!
Brest - PSG transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të paltformës gjigante, Art Motion, me komentim të Arlind Sadikut.