Lajmet e fundit

Bujqit e fshatit Gexhë të Rahovecit janë dëmtuar rëndë nga breshëri që ra mbrëmë. Njërit prej tyre breshëri ia dëmtoi kulturat e mbjellura në 10 hektarë tokë.
Banorët nuk kujtojnë të jenë përfshirë nga mot më i ligë prej dekadash ndërsa presin nga pushteti qendror e lokal t'iu dalë në ndihmë, njofton Klan Kosova.
Shefi i kabinetit të kryetarit në Rahovec, Veli Gashi i tha televizionit se në këtë fshat dëmi është 95 % e që të prekura janë edhe fshatrat në afërsi.
Kronikë e zgjeruar nga Mejreme Gashi.