Lajmet e fundit

Derisa në Kuvendin e Kosovës përsëri u hodh gaz, jashtë tij kishte protestë, njofton Klan Kosova.
Madje, ende pa ardhur deputetët për të mbajtur seancën e parë të sesionit pranveror, policët u bënë gati.
Për t’iu prirë qytetarëve protestues, përballë Kuvendit erdhën edhe drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Nënkryetari i këtij subjekti politik, Ahmet Isufi i kërkoi qeverisë ta dorëzoj mandatin.
Përkrahësve të opozitës, iu drejtua edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi.
Ky i akuzoi policinë se po provokon qytetarët protestues.
Situata jashtë kuvendit u tensionua kur në oborrin e kuvendit, u pa kryeministri Isa Mustafa.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.