Lajmet e fundit

Aktorja dhe këngëtarja e famshme Jennifer Lopez e ka prezantuar dollapin e rrobave të saj.
Sigurisht ato janë të shumta në numër, duke e marrë parasysh punën që bën, aktore e këngëtare.
I tërë dollapi i saj, është më i madh se shtëpia e dikujt.
Revista amerikane People Magazine, e ka vizituar shtëpinë e J Lo e cila me shumë entuziazëm i ka prezantuar disa nga veshjet më të dashura të saj, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka shfaqur këpucët e saj që i ka prej 15 vjetësh, dhe ka treguar se ato i kishte veshur në filmin The Boy Next Door, për shkak se siç ka thënë këngëtarja ishte film me buxhet të vogël, dhe veshjet i kishte siguruar vetë ajo.
Këpucët janë të markës Prada.
Më pas ajo ka prezantuar pjesën glamuroze të dollapit të saj.
J Lo duket se ka nostalgji për gjërat e saj të vjetra. Këtë e ka shfaqur edhe me dashurinë që ka për një pallto, për të cilën ka thënë se e ka prej vitesh dhe ia kujton vitet e 80-ta.
Këngëtarja latino amerikane, dukej mjaft natyrale teksa bënte prezantimin e dollapit të saj prej miliona dollarësh.
Për ta ndjekur të plotë videon e dollapit të saj, klikoni këtu.