Lajmet e fundit

Critics’ Choice Awards 2018 ishte mbrëmje xixëlluese, dhe ne kemi aq shumë fotografi të bukura nga brendia e këtij eventi.
Derisa kemi parë shumë aktorë teksa i merrnin çmimet në skenë, si Nicole Kidman, Sterling K. Brown, Allison Janney, Gary Oldman dhe shumë të tjerë, me gjasë nuk i keni zënë momentet e asaj se kush kishte “përzier” me kë gjatë gjithë mbrëmjes.
Reese Witherspoon në këtë mbrëmje ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jim Toth, edhe pse ai nuk eci me të gjatë parakalimit të tapetit të kuq.
Margot Robbie është parë e afërt me Saoirse Ronan, kolegia e saj e nominuar në kategorinë e aktores më të mirë. Kate Bosworth dhe Timothee Chalamet nuk lëvizën nga karriget e tyre.













