Sot, në Tiranë, është mbajtur takimi i Ministrive të Punëve të Brendshme nga Bashkimi Evropian dhe Rajoni, i cili hap perden e takimeve të Procesit të Berlinit.
Ky samit do të organizohet më 16 tetor po në kryeqytetin e Shqipërisë.
Sekretarja e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, ka thënë se janë disa tema të cilat sot janë shqetësim kryesor për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
“Cilat janë kërcënimet kryesore për qytetarët sot në rajon? Krimi, krimi i organizuar, droga, trafiku njerëzor, dhuna dhe vandalizmi. Keqpërdorimi i armëve të zjarrit dhe trafikut të armëve . Mundësia e konfliktit të armatosur apo destabilitetit politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe 74 % pajtohen se keqinformimi është kthyer në një kërcënim sigurie për vendet e tyre”, ka shkruar Bregu.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.