Banorët e Bregut të Diellit janë ankuar lidhur me rrjetin e kanalizimit në këtë lagje.
Një banor, për emisionin “Fol me Arin” tha se uji i kanalizimit po përbën rrezik për qytetarët, pasi sipas tij, po prek kabllot e rrymës, transmeton Klankosova.tv.
“Uji del prej shaktës, dhe këta ujë më shëtitet poshtë-nalt dhe hyn në pjesën ku janë të gjitha siguresat e rrymës për krejt banesën. Përmes kabllove mbërrin në podrum”, tha ai.
Ndërkohë, i njëjti tha se këtë ankesë e ka paraqitur në KRU “Prishtina”.
https://www.youtube.com/watch?v=iub9LeoMZTs
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.