Lajmet e fundit

Qeveria e Brazilit është shprehur se do t’i shpërndajë rreth 222 mijë ushtarë që të luftojnë mushkonjat që po përhapin virusin Zika.
Ushtarët do të shkojnë nga shtëpia në shtëpi që t’u dhurojnë njerëzve fletushka se si të shmangen nga përhapja e këtij virusi, i cili ka shkaktuar që mijëra foshnje të lindin me probleme me zhvillimin e trurit, transmeton Klan Kosova.
Njoftimi erdhi pasi që Ministri i Shëndetësisë, Marcelo Castro tha se Brazili është “duke humbur tmerrësisht thellë” ndaj luftës kundër këtij virusi.