Lajmet e fundit

Qeveria e Brazilit ka njoftuar se do të vendosë 220 mijë ushtarë në luftën e saj kundër mushkonjave të cilat e përhapin virusin Zika.
Ushtarët do të shkojnë nga shtëpia në shtëpi me shpërndarjen e fletushkave për të shmangur përhapjen e Zika-s, virus ky që është bërë shkak që mijëra foshnje në këtë vend të lindin me tru të pazhvilluar.
Njoftimi erdhi pasi Ministri i Shëndetësisë Marcelo Castro tha se Brazili ishte "duke humbur keq" në luftën e saj kundër virusit.
Asnjë trajtim apo vaksinë për këtë virus nuk është akoma në dispozicion, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Castro tha se trupat do të dërgohen në terren më 13 shkurt për të dorëzuar fletushkat.
Sipas tij, përhapja e virusit ishte një nga krizat më të mëdha publike shëndetësore në historinë braziliane.