Lajmet e fundit

Një shpërthim materiesh kimike në një depo në bRazil ka shpërndar gaz toksik mbi portin më të madh të vendit.
Pronarët e kompanisë kanë thënë që kontenierët në Santos ishin plot acid dhe dezinfektues që kur ka rënë në kontakt me shirat ka shkaktuar shpërthim, transmeton Klan Kosova.
Prefekti i qytetit ka thënë se të paktën 66 njerëz janë dërguar në spital për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Zyrtarët kanë thënë se zjarri është kontrolluar por tymi dhe gazi janë shpërndarë në gjithë zonënn.
Terminali dhe banorët përreth zonës janë evakuuar, ndërsa të tjerëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.