Lajmet e fundit

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo është rikthyer në skuadër dhe është përfshirë për ndeshjen kundër Sevillas që zhvillohet këtë të shtunë.
Kiliani ka qenë jashtë fushave që nga gushti për shkak të një lëndimi, por që Enrique ka paralajmëruar se gjithçka ka kaluar dhe se tani Bravo është në formë të mirë.
Bravo ka qenë zgjedhja e parë në portën e Barcelonës, kështu që tash mbetet e paqartë deri sa të fillojë ndeshja me Sevillan, nëse ai do të jetë startues, transmeton Klan Kosova.