09.12.2016 · përditësuar para 3522 dite1 min lexim
Jan Brathu, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, është treguar goxha i ashpër në drejtim të autoriteteve vendore të drejtësisë, njofton Klan Kosova.
Ai tha se korrupsioni po e shkatërron shtetin, andaj sipas tij i takon këtij sistemi që të bëjë gjithçka për ta përmirësuar situatën, njofton Klan Kosova.
Këto komente Brathu i ka bërë në organizimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, ku po mbahet një takim mes profesionistëve të fushës së drejtësisë.
“Misioni i OSBE-së do të vazhdojë ta mbështësë Kosovën në rritjen e transparencës dhe forcimin e sundimit të ligjit”.
Brathu më tej ka thënë se seancat gjyqësore duhet të jenë publike dhe se ato duhet të mbyllen vetëm në rastet kur patjetër është e nevojshme.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.