17.05.2015 · përditësuar para 4079 dite1 min lexim
Protesta e sotme në Shkup u organizua nga opozita maqedonase, por analisti Branko Gerovski në një intervistë për Klan Kosovën mendon se kjo protestë nuk është vetëm e këtij blloku politik.
“Kjo nuk është protestë e opozitës, por e gjithë qytetarëve të Maqedonisë - qofshin shqiptarë e maqedonas. Kjo është protestë kundër një regjimi që po qëndron gjatë dhe patjetër se duhet rrëzuar”.
Protesta pritet të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski, transmeton Klan Kosova.
Por, partia e Gruevskit nëpërmjet mediave pro-qeveritare ka bërë thirrje publike përmes një videoklipi që nesër të marrin pjesë masivisht në një protestë me simpatizantë të kësaj partie.
Kronikë nga Kreshnik Mustafa.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.