Russell Brand është deklaruar i pafajshëm në akuzat për përdhunim dhe sulm seksual, teksa u paraqit në gjykatë në Londër, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Komediani dhe aktori britanik akuzohet për përdhunim, sulm të pahijshëm dhe përdhunim oral, si dhe dy akuza për sulm seksual.
Akuzat lidhen me incidente të dyshuara që përfshijnë katër gra të ndryshme midis viteve 1999 dhe 2005.
49-vjeçari, i cili ka jetuar në ShBA, ishte i shoqëruar sot nga dy oficerë ndërsa deklaroi se nuk ishte fajtor për të gjitha akuzat.
Komediani, i cili vazhdimisht ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale pa pëlqim që kur akuzat u transmetuan për herë të parë dy vjet më parë, do të dalë në gjyq në qershor të vitit 2026.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.