Lajmet e fundit

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka thënë se ndalja e kryetarit të këtij subjekti, Ramush Haradinaj është veç një konfirmim se Serbia kurrë nuk e ka ndalur luftën kundër Serbisë, transmeton Klan Kosova.
“Ndalja e Ramushit është veç konfirmim se udhëheqësit shtetëror të Kosovës janë servil të paaftë që turpërohen nga e kaluara e tyre”.
“Njëri u bjen në gjunjë pllakave që i quan shqiptarët terroristë e tjetri e ruan në xhep të brendshëm "knjizhicën e partisë se Titos" . Ramushi ia del si gjithë, por Kosova është keq”, ka shkruar Brahimaj në llogarinë e tij në Facebook.